Policia ia gjen dy armë zolla dhe një maskë një të mituri në Skenderaj

Policia mbrëmë në fshatin Klinë e Epërme të Skenderajt ka kontrolluar shtëpinë e një të mituri.

Siç njofton Policia, në shtëpinë e tij kanë gjetur dy armë (zolla) të zbrazëta dhe një maskë.

Pas shoqërimit në stacion, i dyshuari është liruar. Kjo u bë me urdhër të prokurorit.

Rasti shkon në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë:

Fsh. Klinë e Epërme, Skenderaj 16.11.2019 – 21:30. Njësia policore gjatë kontrollimit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar (i mitur), kanë gjetur dhe konfiskuar dy armë (zolla) të zbrazëta dhe një maskë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.