Mediumi britanik: Ky futbollist i Kosovës mund ta shkruajë historinë kundër Çekisë

Sulmuesi i Sheffield Wednesday Atdhe Nuhiu pritet të luajë sonte në formacionin bazë të Kosovë në ndeshjen eliminatore për ‘Euro 2020’ ndaj Republikës së Çekisë duke e ditur se vetëm fitorja do t’ua vazhdonte ëndrrën për një kualifikim në Kampionatin Evropian në tentimin e parë.

Nuhiu ka luajtur vetëm nga banka rezervë në ndeshjet e fundit eliminatore, por ai mund të luajë si pasojë e

lëndimit të Vedat Muriqit, shkruan mediumi britanik ‘The Star’, përcjell Zëri.info.

Muriqi i Fenerbahçes i cili është duke vëzhguar nga skoutët e disa klubeve të Premierligës humbjen 5:3 të Kosovës nga Anglia në shtator, shënoi një gol dhe dhuroi dy asistime në atë ndeshje.

Që preja rdhjes së tij në Sheffield Wednesday në vitin 2013, Nuhiu ka qenë protagonist i paraqitjeve të mria me klubin anglez.

Ai më parë për mediat angleze kishte zbuluar edhe sakrificën dhe vuajtjet e familjes së tij gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ndryshe, ndeshja e sotme mes Republikës së Çekisë dhe Kosovës nis nga ora 20:45 në ‘Doosan Arena’./Zëri.info