Kjo është agjenda e Kosovës për dy ndeshjet me Çekinë dhe Anglinë
Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar agjendën e Përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet e nëntorit që i luan me Çekinë dhe Anglinë.
Kosova të enjten ndeshet me Çekinë në Plzen derisa stërvitjet do t’i nis ditën e hënë, shkruan Zëri.info.
Stërvitja e parë do të mbahet nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa me 13 nëntor planifikon të udhëtojë drejtë Çekisë ku nga ora 18:00 do ta mbajë stërvitjen në stadiumin “Doosana Arena” aty ku edhe zhvillohet ndeshja.
Më poshtë keni agjendën e Kosovës:
11 nëntor, 2019
11:00 – Konferencë për media - Bernard Challandes (hotel Emerald)
18:00 – Stërvitja e Kombëtares së Kosovës (stadiumi ‘Fadil Vokrri’)
12 nëntor, 2019
18:00 – Stërvitja e Kombëtares së Kosovës (stadiumi ‘Fadil Vokrri’)
13 nëntor, 2019
“Doosan Arena”, Plzen
15:45 - Konferenca e Çekisë
16:30 - Stërvitja e Çekisë, e hapur në 15 minutat e para
17:30 - Konferenca e Kosovës
18:00 - Stërvitja e Kosovës, e hapur në 15 minutat e para
14 nëntor, 2019
20:45 – Ndeshja Çeki – Kosovë
15 nëntor, 2019
18:00 – Stërvitja e Kombëtares së Kosovës (stadiumi ‘Fadil Vokrri’)
16 nëntor, 2019
17:15 - Konferenca e Kosovës
18:00 - Stërvitja e Kosovës, e hapur në 15 minutat e para
19:30 - Konferenca e Anglisë, hotel Emerald
ë ë ë ë ë ë ë ë ë
17 nëntor, 2019
18:00 Ndeshja Kosovë – Angli./Zëri.info