Barcelona me shumë mungesa në Pragë: Formacionet e mundshme

Barcelona ka udhëtuar në kryeqytetin e Republikës së Çekisë Pragë për ndeshjen e grupit G të Ligës së Kampionëve kundër Slavia Pragës.

Pasi e mori vendin e parë në La Liga në fundjavë, skuadra e Ernesto Valverdes synon t’i rikthehet fitoreve edhe në Evropë, shkruan Zëri.info.

Slavia Praga, e cila ka vetëm një pikë në fazën e grupeve këtë edicion në Ligën e Kampionëve, do të synojë që sonte ta befasojë Barcelonën.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e njejtë ku Anglia humbi nga Republika e Çekisë, por që Barcelona shpreson se nuk do ta ketë fatin e njejtë me skuadrën e Gareth Southgate.

Te çekët, David Hovorka mungoi në fundjavë ndaj Pribram, derisa do të mungojë edhe sonte, kurse veterani Ibrahim Traore është gjithashtu mungesa tjetër e vendasve.

Nga ana tjetër, Samuel Umtiti, Junior Firpo, Carles Perez, Sergi Roberto dhe Carles Alena janë mungesat e Barcelonës sonte.

Formacioni i mundshëm i Slavia Pragës: Kolar; Coufal, Kudela, Hovorka, Boril; Sevcik, Soucek; Masopust, Stanicu, Olayinka; Teci

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Ter Stegen; Semedo, Pique, Lenglet, Alba; Busquets, Arthur, De Jong; Messi, Suarez, Griezmann

/Zëri.info