Një person gjendet pa shenja jete në Pejë, dyshohet se është vetëvrarë

Një person është gjetur pa shenja jete në një objekt në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë. Dyshohet se ai ka kryer vetëvrasje në mëngjesin e sotëm.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës Driton Rugova, e ka konfirmuar lajmin për Periskopin.

Ai thotë se rasti është duke u hetuar si hetim i vdekjes.

“Ka ndodhë një rast në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë sot rreth orës 10:15. Policia e Kosovës është informuar për këtë rast, një person është gjetë pa shenja jete; këtë e ka konstatu ekipi mjekësor. Rasti momentalisht është duke u cilësu si hetim i vdekjes”, ka thënë Rugova.