Berat, 3 persona qëllojnë me armë zjarri në drejtim të një autolarje

Tre persona kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lavazhi. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Beratit dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Burime nga policia thonë se 3 personat kanë qëlluar me armë zjarri nga një automjet.

Ndërkohë, mësohet nga burimet se tre personat që kanë qëlluar me armë zjarri janë ndaluar nga Policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.