Flasin familjarët e 23-vjeçarit të zhdukur, tregojnë pse u largua nga shtëpia

I riu 23-vjeçar nga Lipjani, Shqipdon Aliu është raportuar i zhdukur tash e disa ditë nga familjarët e tij.

Shqipdoni nga Gadimja e Lipjanit, është larguar nga shtëpia e tij dhe tash e 5 ditë nuk dihet asgjë për të.

Për rastin ka folur edhe xhaxhai i Shqipdonit, Ramadan Aliu, i cili ka treguar edhe arsyet pse nipi i tij u largua nga shtëpia, transmeton “Zëri.info”

Ai ka treguar përmes një postimi në rrjetet sociale, se nipi i tij ishte dizajner dhe djal inteligjent dhe se ishte larguar nga shtëpia pasi nuk kishte mundur ta përballonte situatën me sëmundjen e rëndë të babait, i cili ka vdekur sot.

Ai ka lutur të gjithë që të ndihmojnë për gjetjen e tij./ZERI/