Mitrovicë: Arrestohet burri pasi rrah gruan dhe vajzën

Një burrë nga Mitrovica ka përfunduar në pranga rreth orës 09:00 të mëngjesit.

Ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij, njofton policia.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar për në procedurë të rregullt.