Mërgim Berisha asiston në fitoren e Gjermanisë U-21

Gjermani U-21 ka triumfuar 2:0 në udhëtim te Bosnja dhe Hercegovina në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian, transmeton zeri.info

Në këtë fitore ka kontribuar edhe futbollisti nga Kosova, Mërgim Berisha.

Berisha bëri një asistim vetëm dy minuta pasi ishte inkuadruar në lojë.

Ai asistoi në golin e Lukas Nmechas në minutën e 79-të./Zëri