Pavarësisht formës së dobët Unitedi paguan më së shumti paga në Premierligë, kjo është shuma marramendëse

Manchester Unitedi e ka faturën më të lart të pagave në historinë e Premierligës, shkruan “Swiss Ramble”, transmeton zeri.info

“Djajtë e kuq” e kanë filluar dobët edicionin e ri në ligën angleze, derisa momentalisht zënë pozitën e 12-të.

Por, nga të dhënat e edicionit të kaluar ata janë kampionë sa i përket pagave.

Manchester Unitedi paguan plot 332 milionë funte në vit për paga.

Ndërkohë, Liverpooli zë vendin e dytë me 264 milionë funte dhe Manchester City në vendin e tretë me 260 milionë funte./Zëri