Trajneri i Gjilanit 'shpërthen' me këtë deklaratë pas humbjes në 'Fadil Vokrri'
Gjilani ka pësuar humbjen e dytë kampionale në Superligën e Kosovës.
Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin "Fadil Vokrri", Gjilani humbi me rezultat 2:1 nga FC Prishtina, shkruan Zëri.info.
Pas ndeshjes, trajneri i Gjilanit Gentjan Mezani ka thënë se skuadra e tij bëri një paraqitje të mirë sonte.
"Skuadra ime bëri një paraqitje të bukur, ndërkaq e uroj FC Prishtinën për fitoren", tha Mezani për SS Kosova, përcjell Zëri.info.
"E kemi dominuar pjesën e dytë, por lojën ia falëm kundërshtarit. Kemi gabuar shumë te dy golat e kundërshtarit", vlerësoi Mezani.
"Erdhëm për tre pikë, por bëmë gabime amatore", shtoi trajneri vlonjat./Zëri.info