Barça assesi të bëhet rehat, sapo mori një lajm të keq nga stafi mjekësor

Barcelona u përballë mbrëmë me Borussia Dortmundin në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e zhvilluar në “Signal Iduna Park” u mbyll me rezultat të barabartë 0:0, shkruan Zëri.info.

Në këtë ndeshje, Barcelona u ‘gjymtua’ me lëndimin e mbrojtësit të majtë Jordi Alba.

Gjatë ditës së sotme, klubi katalunas ka zbuluar gjendjen e Albas përmes një njoftimi në ueb-sajtin zyrtar.

“Testet mjekësore kanë treguar se Jordi Alba ka pësuar një lëndim në këmbën e tij të majtë. Futbollisti tashmë nuk është i gatshëm për lojë dhe fazat e rikuperimit do ta tregojnë kohën e rikthimit të tij”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Ndryshe, në ndeshjen e djeshme, Alba luajti nga minuta e parë, por për shkak të lëndimit u detyrua të zëvendësohej nga Sergi Roberto në minutën e 40-të të ndeshjes./Zëri.info