Zyrtare: Fisnik Rugova vazhdon me Prishtinën
KB Prishtina e ka zyrtarizuar rinovimin me Finsik Rugovën, shkruan zeri.info
Kampioni i Kosovës ka thënë se me këtë nënshkrim është duke tentuar që të mbajë bazën e lojtarëve vendorë nga edicioni i kaluar.
Ky është njoftimi i plotë i klubit prishtinas:
Fisnik Rugova vazhdon!
Qendra 208 cm e përfaqësueses së Kosovës vazhdon të jetë pjesë e klubit tonë edhe për edicionin e radhës.
KB Prishtina me këtë nënshkrim është duke tentuar që të mbajë bazën e lojtarëve vendorë nga edicioni i kaluar për të pasur komponim sa më të mirë.
Rugova shumë shpejt do të filloj stërvitjet me klubin.
#HajdePrishtinë
Mbi Prishtinë është vetëm qielli