Mjet shpërthyes në Klinë

Një mjet shpërthyes është hasur në fshatin Jashanicë e epërme të Klinës.

Mjeti njoftohet se është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar nga njësiti për deminim i FSK-së pa ndonjë incident, përcjell zeri.info.

{282149}

Njoftimi i plotë:

Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se në një fushë të fshatit kishte hasur në një mjet shpërthyes të kategorisë A-6. Njësia për deminim i FSK-së ka bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar. Nuk raportohet për ndonjë incident.