E konfirmon Juventusi, Sarri diagnostikohet me këtë sëmundje

Juventusi ka lëshuar një komunikatë përmes së cilës e konfirmon që trajneri Maurizio Sarri është diagnostikuar me pneumoni pas vuajti fillimisht nga gripi, transmeton zeri.info

Strategu italian ishte sëmurë dhe kishte marrë trajtim mjekësor në disa raste, duke përfshirë edhe atë para ndeshjes tradicionale miqësore në shtëpi ndaj ekipit të të rinjve.

“Maurizio Sarri, pasi ka pushuar gjatë fundjavës, ishte në ‘JTC Continassa’ sot ku e koordinoi punën me stafin e tij. Fatkeqësisht, ai nuk mundi të ishte në stërvitjet në fushë për shkak të gjendjes së tij me grip, prej të cilit ka vuajtur gjatë javës së fundit. Në mesditën e vonshme, ai iu nënshtrua disa testeve që e konfirmuan që ka pneumoni, për të cilën është përshkruar një terapi specifike”, ka njoftuar Juventusi./Zëri