Ribery befason me zgjedhjen e tij, transferohet në Itali
Franck Ribery duket se shumë afër transferimit në Serie A, transmeton zeri.info
Mediet gjermane raportojnë se Ribery i ka thënë po Fiorentinas.
Ish-reprezentuesi francez do t’i bashkohet klubit italian si transferim i lirë, pasi që më herët i kishte skaduar kontrata me Bayern Munichun.
“Bild” shkruan se Ribery e ka marrë vendimin e tij dhe se ka refuzuar mundësinë që të transferohet në Rusi apo në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Fiorentina e kishte konfirmuar ofertën e saj para pak kohësh dhe kishte thënë se është në pritje të përgjigjes së lojtarit./Zëri