Tre persona lëndohen nga aksidenti në Novosellë të Pejës

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhur sonte në fshatin Novosellë të Pejës.

Këtë për klankosova.tv e konfirmoi Driton Rugova, zëdhënës për media i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.

Ai tha se në aksident të përfshira ishin dy vetura dhe bëri me dijë se ka ndodhur në ora 15:45.