Super mami, 44 vjeçe me 21 fëmijë

Shumë prindër preferojnë që fëmijët t’i dërgojnë në kampe verore gjatë periudhës së pushimeve, duke rezervuar edhe pak kohë relaksi për vete.

Por, kjo nuk ndodh për 44-vjeçaren Sue Radford. Nëna e 21 fëmijëve rrëfen jetën e saj dhe pushimet e çmendura me një “ushtri” me vete, transmeton Shqip

Super mami ka treguar se shpenzon 350 paund gjatë një jave vetëm për ushqim për fëmijët e saj. Ajo jeton në Morecambe, Lancs me bashkëshortin Noel, 48 vjeç dhe 21 fëmijët e tyre.

“Pushimet verore janë pak të çmendura dhe, me kaq shumë fëmijë, bëhet shumë e shtrenjtë. Ne mezi e përballojmë, thjesht duhet të shkojmë me rrjedhën”, ka rrëfyer ajo.

Lodhja dhe shpenzimet e saj janë jashtëzakonisht të mëdha, por në fund për të kënaqësia më e madhe janë përqafimet dhe puthjet e fëmijë.