Barcelona në kërkim të mbrojtësit të Bayernit

Barcelona e ka identifikuar mbrojtësin e Bayern Munichut, David Alaba si një objektiv kryesor në këtë afat kalimtar, shkruan “ESPN”.

Kampioni spanjoll e do reprezentuesin austriak për t’i bërë rivalitet Jordi Albas në “Camp Nou”.

Raportohet se edhe Alaba është i hapur për një kalim te klubi katalonjas.

Alaba realizoi 3 gola dhe 3 asistime në 31 ndeshje në Bundesligë për klubin bavarez gjatë edicionit të kaluar./Zëri