'Fanatik': Klubi turk Besiktas në kërkim të sulmuesit të Kosovës, në garë është edhe Reims

Besiktasi është një kërkim të një sulmuesi të krahut në këtë afat kalimtar, derisa një emër surprizë është në agjendën e klubit turk tani.

Siç shkruan mediumi turk “Fanatik”, Besiktasi dëshiron ta transferojë sulmuesin 20-vjeçar të Lokomotivës së Zagrebit, Lirim Kastrati, përcjell Zëri.info.

Raportohet se gjiganti turk i futbollit është i gatshëm të ofrojë deri në tre milionë euro drejt Lokomotivës së Zagrebit për transferimin e Kastratit.

Në të njejtën kohë thuhet se për Kastratin interesim ka shprehur edhe klubi francez Reims, aty ku luan futbollisti tjetër i Kosovës, Arbër Zeneli.

Ndryshe, Lirim Kastrati ka një kontratë të vlefshme me Lokomotivën e Zagrebit deri në vitin 2023./Zëri.info