Zyrtare: Gjilani nuk ka të ndalur, prezanton përforcimin e gjashtë të këtij afati kalimtar

Qëndrim Dautaj është futbollisti më i ri i Gjilanit.

Dautaj emër i njohur në futbollin kosovar, derisa në Gjilan vie pas një edicioni të kaluar te Ferizaj.

Në fakt për Dautajn është një rikthim në skuadrën e Gjilanit, pasi ai para disa edicioneve ishte pjesë e “Skifterave”, ku për një stinor kishte mbrojtur ngjyrat e ekipit kuq e bardhë, raporton Zëri.info.

Qëndrim Dautaj, i lindur në Deçan karrierën e tij e nisi në vendlindje me skuadrën e Deçanit ku dhe u afirmua në futbollin e Kosovës.

Paraqitjet në futbollin kosovar, Dautaj i vazhdoi edhe për disa skuadra të ndryshme sikurse ajo e Besës së Pejës, Flamurtarit, Llapit e Ferizajt, skuadër nga e cila u transferua te Gjilani.

Pas disa problemeve shëndetësore ku u penalizua nga disa lëndime, mesfushori Dautaj rikthimin e formës se tij e bëri me skuadrën e Ferizajt, që në "sprintin" final të kampionatit ishte lojtari kyç i ferizajasve në fitoret, ku siguruan mbijetesën në Superligë.

Gjatë edicionit të kaluar, Qëndrim Dautaj te Ferizaj i shënoi gjashtë gola dhe i realizoi katër asistime, me ç'rast ishte dhe ndër mesfushorët më produktiv në Superligën e Kosovës.

Ndryshe, Dautaj është përforcimi i shtatë i Gjilanit në këtë afat kalimtar./Zëri.info