Burri e rrah gruan, lirohet nga policia

Një person i komunitetit ashkali është arrestuar dje nga policia e Kosovës pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht gruan e tij, transmeton “Zëri.info”.

Viktima pas këtij rasti ka marrë tretman mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës teksa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Obiliq 21.06.2019-22:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Ashkali pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër K-Ashkali. Viktima është dërguar në tretman mjekësor ne QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim te prokurorit është liruar ne procedure te rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /ZËRI

{269092}