Buffon poston një fotografi duke e thyer ligjin, komentuesit e 'masakrojnë'
Gianluigi Buffon është ndër futbollistët më të respektuar në Itali, por edhe më gjerë. Por, nëse ai është model në fushën e lojës, kjo nuk mund të thuhet kur ai është në timon.
Buffon e ka tradhtuar veten me postimin e një fotografie në rrjetin social Twitter, teksa udhëtonte me 155 km/h në drejtim të makinës së tij pa rrip sigurimi.
Këto dy shkelje nuk i kanë shpëtuar popullit të internetit, që nuk i ka përmbajtur kritikat.
Gjithashtu, ata kanë vënë re edhe praninë e një pakete cigaresh në krah të tij.
Shi kritikash për ish-portierin e PSG-së, i cili është në kërkim të një ekipi të ri.