Arrestohet i dyshuari për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në tentativë’ më 17 mars në Prizren

Një person është arrestuar pasi dyshohet se kishte kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” më 17 mars të këtij viti, në Prizren.

I dyshuari dyshohet se kishte plagosur viktimën në pjesën e epërme të këmbës në sheshin “Ataturk” në Prizren. Kurse që nga ajo kohë, ishte në arrati.

Sot policia ka njoftuar se përveç arrestimit, atij i është konfiskuar edhe një AK-47 me 25 copë fishekë, raporton zeri.info

LEXO EDHE: Pistoletë, sëpatë e boks hekuri i gjendet një personit në veturë në Prizren

“Në lidhje me rastin është raportuar se me 18.06.2019 gjatë një operacioni policor është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale. Nga i njëjti është konfiskuar një AK-47 me 25 copë fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton PK-ja.