Pistoletë, sëpatë e boks hekuri i gjendet një personit në veturë në Prizren

Pistoletë, sëpatë e boks hekuri i gjendet një personit në veturë në Prizren

Kronika June 19, 2019 - 10:44
Lexo Detajet

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në automjetin e një personit në Prizren, ka gjetur dhe konfiskuar një sëpatë, boks hekuri e pistoletë me gaz dhe dy copë fishekë.

Personi në fjalë është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit, përcjell zeri.info.

Njoftimi i plotë:

Është raportuar se gjatë kontrollit në automjetin të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull K/Shqiptar, është gjetur dhe është sekuestruar: një pistoletë me gaz me dy copë fishekë, një sëpatë dhe një boks hekuri. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

LEXO EDHEPolicia: Rasti i raportuar si 'sulm seksual' në Pejë është inskenim