Shkëndija dhe Partizani mësojnë kundërshtarët eventual
Tashmë UEFA ka publikuar vazot e shorteve që do hidhen nesër për fazën e parë të Ligës së Kampionëve.
Dy skuadrat shqiptare, Shkëndija e Partizani priten të mos përballen mes veti në këtë fazë.
Shkëndija në fakt do ketë punë paksa më të lehtë, së paku në letër.
Kundërshtarët e Shkëndijës pritët të jetë njëra nga këto skuadra: Suduva, Cluj, Ferencvaros, Nomme Kalju apo Ararat Armenia.
Ndërsa skuadra e Partizanit të Tiranës pritet të ketë punë shumë më të vështirë pasi që do ketë skuadra shumë më të forta në vazo.
Kundërshtari i mundshëm i Partizanit në kualifikime pritet të jetë njëri nga këto skuadra: Celtic, Qarabag, Sheriff Tiraspol, F91 Dudelange, Slovan Bratislava.
Shorti i Ligës së Kampionëve do hidhet nesër nga ora 12:00.