Remzi Ejupi mysafir në finalen e Kupës së Gjermanisë

Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, është mysafir në finalen e Kupës së Gjermanisë e cila po zhvillohet në mes Leipzigut dhe Bayern Munich-ut, raporton Zëri.info.

Njeriu i parë i FC Prishtinës është mysafir i Artan Statovcit në qytetin e Berlinit.

Kjo ndeshje po zhvillohet në stadiumin gjigant 'Olimpiastadion' në Berlin.

Kujtojmë se Bayerni në këtë edicion e ka fituar titullin e kampionit në Gjermani, kurse Leipzig ka treguar formë të jashtëzakonshme duke përfunduar në pozitën e tretë dhe siguruar Ligën e Kampionëve. /Zëri.info