Aksident në Fushë-Kosovë, që tri ditë nuk funksionojnë semaforët (foto)

Një aksident komunikacioni para pak çastesh ka ndodhur në Fushë-Kosovë, në afërsi të shkollës “Mihajl Grameno”, raporton portali “Zëri.info”.

Aksidenti ka ndodhur pikërisht tek semaforët, të cilët nuk janë duke funksionuar që tri ditë dhe për shkak të mosfunksionimit të tyre po rrezikohen edhe nxënësit e shkollës gjatë kalimit të rrugës. /Zëri/