Katër persona paraburgosen për posedim të marihuanës

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore dhe iu ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurve me inicialet B. H., H. K., F. Sh. dhe M. A.

Më datë 18.05.2019, gjatë një kontrolli të policisë në automjetin të cilin ka qenë të pandehurit është gjetur një kilogram substancë narkotike e llojit marihuanë.

“Me këtë veprim të pandehurit dyshohet të kenë kryer veprën penale ‘’blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.