Burri ushtron dhunë mbi gruan lirohet nga policia
Një femër ka raportuar në policinë e Kosovës se vazhdimisht burri i saj ka ushtruar dhunë psikike mbi të duke e dëbuar kështu edhe nga shtëpia, transmeton “zëri.info”.
Sipas policisë i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Prishtinë, 27.04.2019-00:05. Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K-Shqiptar rregullisht është duke i shkaktuar dhune psikike, duke e dëbuar nga shtëpia. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër te prokurorit është liruar ne procedure të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./ZËRI