Alban Dragusha me një vlerësim interesant për kampionin e Superligës, ky është favoriti i tij

Trajneri i KEK-ut, Alban Dragusha ka dhënë vlerësimet e tij për titullin kampion këtë edicion në Superligën e Kosovës.

Momentalisht, Feronikeli është lider me 65 pikë, aq sa ka Prishtina, ndërsa Llapi renditet në vendin e tretë me dy pikë më pak, shkruan Zëri.

Ndërkaq, Dragusha thotë se Prishtina ka skuadër të denjë për titullin kampion.

"E kam thënë edhe më parë, prej tri skuadrave, njëra do të shpallet kampion, dhe për dy skuadrat tjera edicioni do të jetë dështon", tha Dragusha në "Arena Sportive".

"Sa i përket Prishtinës, ka skuadrën më të mirë në vend, dhe nuk e ka fituar që moti titullin. Është skuadër e mirë dhe më e denjë për titull", vlerësoi Dragusha.

"Ndërkaq, edhe Feronikeli ka lojtarë të mirë dhe është duke luftuar për titull që katër vite", shtoi Dragusha./Zëri/