Ritet dhe tradita e festës: Si festohen Pashkët në një familje katolike në Shkodër

Pasi na mirëpret në shtëpi duke na ofruar ushqimet tradicionale të kësaj feste ashtu siç është zakoni, Agia na tregon rëndësinë që kanë Pashkët për familjen e saj.

Përpeqi është ëmbëlsira tradicionale e Pashkëve, të cilën Agie Radi e ka përgatitur me shumë dëshirë për vizitorët por edhe për nipërit e mbesat e saj.

Këto ushqime i gjej në shtëpinë e Agie Radit edhe në ditët më të errëta për fenë në Shqipëri.

“Në kohën e komunizmit thoshim se është ditëlindja e fëmijëve tregon ajo”, si një provë e devotshmërinë ndaj Zotit nuk e pengon asnjë regjim i egër.

Në vigjilje të Pashkëve, shporta me ushqime, si; vezët e kuqe, vera , hudhra e të tjera, janë ushqime që shtrohen sot në tryezë me njerëzit më të dashur, por më parë ato bekohen në kishë. /Tch