Të shtunën premiera e filmit “Kodi i Nderit”

 

Teatri i Qytetit në Gjilan të shtunën, më 20 prill do të mirëpres premierën e filmit “Kodi i Nderit”, të regjisorit Valton Jakupi dhe producentëve Bajram dhe Lumnije Sylejmani.

Xhirimet e filmit janë realizuar nga mjeshtrit profesional, produksioni i filmit “Evolution” nga Bujanoci dhe drejtori i fotografisë Jeton Ismaili.

Aktorët që luajnë në film janë Margarita Xhepa, Xhevdet Doda, Sulejman Lokaj, Anita Muriqi, Selman Jusufi, Adem Zhitopotoku, Plumb Emini, Blerim Hasani, Alban Goranci, Dafina Restelica dhe të tjerë.

Zhanri i filmit është dramë-tragjedi, filmi trajton tematikat e Korrupsionit, Ryshfeteve dhe Fajdeve.

Shfaqja e premierës së filmit artisik do të fillojë në orën gjashtë të mbrëmjes, në Teatrin e Qytetit në Gjilan.