Osmani: Lojërat e fatit shkaktar i divorceve dhe prishjes së vëllezërve mes vete në Kosovë

Deputeit i LDK’së, Naser Osmani, thotë se hulumtimet tregojnë që lojërat e fatit janë shkaktari kryesor i divorceve në Kosovë dhe prishjes së vëllezërve mes vete.

“Kjo është cështje që ka të bëjë me familjen. Pas hulumtimeve që kemi bërë kryetar, të marra nga Policia dhe Gjykata, lojërat e fatit janë shkaktari më i madh i divorcit në Kosovë. Janë problemi më i madh në ngatërresat në familje, edhe mes vëllezërve, borxhe të ndryshme, shantazhe për kthimin e atyre borxheve. Ajo çka duhet me theksu që tendenca e rritjes së lojërave të fatit në muajt e fundit, rrjedh nga vendimi i Shqipërisë për mbylljen e tyre, e tash ato kanë filluar të lulëzojnë edhe nëpër fshata kanë nis”, ka thënë Osmani.