Shuhet kitaristi i famshëm Dick Dale

 

Pionieri i instrumentit të kitarës, Dick Dale, ka vdekur në moshën 81-vjeçare. Kitaristi, kënga e të cilit e hap filmin “Pulp Fiction” të Tarantinos, ishte i njohur për stilin e tij të shpejtë që frymëzonte artistë si “The Beach Boys” dhe Jimi Hendrix. Ai gjithmonë thoshte se tingujt i kujtojnë atij gjëmimin dhe përplasjen e valëve dhe zhurmën e kafshëve detare, gjersa ai lundronte në Kaliforni.

Basisti i Dale, Sam Bolle, konfirmoi se ylli kishte vdekur të shtunën në mbrëmje. Shkaku i vdekjes ende nuk dihet, por kitaristi kishte një histori të gjatë të shëndetit të sëmurë, duke përfshirë dështimin e veshkave, diabetin dhe kancerin. Agjenti i Dale e quajti vdekjen e tij "një ditë e trishtuar për rock'n'roll"-in. Muzikantët dhe adhuruesit në mbarë botën po e kujtojnë dhe po e nderojnë kitaristin Dalen, duke e vlerësuar për inovacionet që ka sjellë në muzikë.