Aksident në rrugën Istog- Gurrakoc, vetura del nga rruga
Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 14:05 në rrugën Istog- Gurrakoc, përkatësisht në fshatin Tomoc.
Sipas lexuesve, shoferi ka humbur drejtimin dhe ka dal me veturë nga rruga.
Raportohet se përveç shkatërrimit të veturës nuk dihet nëse ka lëndime në njerëz. /Indeksonline