Incidenti në Ligën e Kampionëve, tifozi mbetet në gjendje të rëndë në spital

Manchester City ka njoftuar se një tifoz është në gjendje të rëndë në spital pas një incidenti që ndodhi mbrëmë.

Incidenti në fjalë ndodhi pas ndeshjes, Schalke – Manchester City, e cila i takoi “Qytetarëve” me rezultat, 3:2 të mërkurën, shkruan Zëri.

Ndeshja në fjalë u zhvillua në kuadër të fazës së eliminimit direkt.

“Klubi është duke punuar me Policinë e Mançesterit dhe atë të Gjermanisë për marrjen e informatave”, thuhet në njoftimin e Manchester Cityt.

Tutje, klubi anglez ka bërë të ditur se një pjesë e stafit të klubit ka mbetur në Gjermani për ta mbështetur familjen e tifozit të lënduar./Zëri/