Krahas nënës, talenti italian e zbulon edhe të dashurën 'hot'
Super-talenti i Romës, Nicolo Zaniolo, është një ndër futbollistët më të përfolur në Itali në javët e fundit, shkruan Zëri.info.
Talenti i Romës ka shpërthyer këtë sezon.
Pasi ia doli të fitojë një vend titullari dhe të shënojë golat e parë në Serie A, Zaniolo e nisi me dy gola aventurën e tij në Ligën e Kampionëve duke fituar vëmendjen e të gjithë opinionit sportiv.
Ditët e fundit është përfolur edhe për nënën e tij e cila poston fotografi të nxehra në rrjetet sociale.
Së fundmi, mediat kanë nisur që të merren edhe më të dashurën e tij.
Në ditën e të dashuruarve, italiani zbuloi pak nga jeta e tij private.
Asnjëherë nuk e ka publikuar lidhjen e tij me Sarën.
E dashura e tij është 20 vjeçe dhe studion për modë dhe dizajn. /Zëri.info