Futbollisti i Superligës si Sergio Ramos, ndëshkohet me karton për 'pikë t'qefit'

KEK-u e ka nisur pranverën njësoj sikurse e kishte nisur edhe vjeshtën. “Elektricistët” pësuan në terrenin e tyre ndaj Llapit (0-3), por lajmi më i hidhur gjithsesi se nuk është ky.

Alban Dragusha e ka humbur futbollistin Torvioll Stullqaku edhe për të paktën një ndeshje, pasi që sulmuesi kastriotas u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 42-të të ndeshjes.

Stullqaku e goditi me bërryl futbollistin llapjan Mentor Zhdrella dhe gjyqtari kryesor Shpëtim Murtezi i tregoi kartonin e kuq për të lëshuar fushën më shpejtë se që e kishte paramenduar, shkruan Gazetasheshi.com.

Në intervistën e zakonshme pas ndeshjes kryetrajneri i KEK-ut mori një pyetje mjaft interesante nga gazetari i Super Sport Kosovës, Arlind Sadiku, i cili e pyeti teknikun Alban Dragusha nëse futbollisti tij kishte për të shkuar diku më herët pasi që u ndëshkua pa nevojë me karton të kuq

“Lojtari ka thënë që nuk e ka goditur Zhdrellën me qëllim, por ndoshta edhe eksperienca e Zhdrellës ka bërë që të jepet ky karton që nuk jepet në stadiumet tjera”, ishte përgjigjja e Dragushës.

Më poshtë mund ta shihni edhe njëherë se si rrjedhi e gjithë ngjarja, e cila përfundoi me përjashtimin e Stullqakut.