Super-gol i Dybalas nga distanca, befason Ronaldon me festimin e tij

Kur kanë kaluar rreth gjysmë ore lojë, Juventusi është në epërsi prej dy golash ndaj Frosinones.

Golin e parë për "Zonjën e Vjetër" e shënoi sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala në minutën e gjashtë të ndeshjes.

Ish-anëtari i Palermos shënoi një super-gol nga distanca, por festimi i tij ishte edhe më i mirë, shkruan Zëri.

Ai festoi në mënyrën se si feston Cristiano Ronaldo? Por, pse kjo?

Kjo për arsye se Ronaldo në ndeshjen e kaluar pasi shënoi, festoi në mënyrën e Dybalas - me maskë.

Ndërkaq, golin e dytë për Juventusin e shënoi Sami Khedira 11 minuta më pas./Zëri/