Kush e quan ‘fshatar’ presidentin e klubit të njohur?

Presidenti kontraverz i Napolit, Aurelio De Laurentiis, me deklaratën e tij e ka fyer skuadrën e Frosinones. Ai mendon se klubet që luajnë dobët në Serie a duhet të paguajnë dënim, e jo të fitojnë shpërblime financiare nga Federata, sipas plasmanit përfundimtar, bëjnë të ditur mediat e huaja. 

Por, nuk ka qenë i vonuar reagimi i pronarit të Frosinones, Maurizio Stirpe.

“Qëndrimet e tilla vijnë nga njerëz që vuajnë nga Sindromi i Napolit. Gjithmonë kam investuar në futboll, e kam ndërtuar stadiumin e ri nga të drejtat televizive, gjë të cilën nuk e ka bërë De Laurentiis”, ka thënë  Stirpe, duke shtuar.

"Shoh që atij fshatari i mungon respekti. Nuk mund të kuptoj këshilla nga dikush i cili nuk ka fituar asgjë në vitet e fundit”, ka thënë Stripe.

Pas 20 javësh, në Serie A, Frosinone është e parafundit në tabelë, ndërsa Napoli i dyti me 9 pikë më pak se kryesuesi, Juventusi.