Gruaja e futbollistit të Barcelonës ka çka tregon

Shumë nuk besuan kur Thomas Vermaelen fitoi një kontratë pesë-vjeçare te Barcelona për shumën e 15 milionë funtesh në vitin 2015.

Por, natyrisht 'trofeu' i tij më i rëndësishëm ishte martesa me bukuroshen nga Bristoli, Polly Parsons.

Dyshja u takuan në një aheng, i cili ishte i organizuar nga Robin van Persie në vitin 2012.

Vermaelen dhe Polly u martuan në korrikun e vitit 2017, në një ceremoni në Itali, ku Van Persie, natyrisht, se ishte mysafir, raporton Zëri.

Çifti tashmë kanë dy fëmijë, Ace dhe Raff.

Është e lehtë ta kuptosh se si ish-mbrojtësi 33-vjeçar i Arsenalit ra në ashuri me 34-vjeçaren, Polly - e cila më parë ishte e fejuar me yllin e Eastenders, Sid Owen.

Polly është gjithashtu edhe një moderatore televizive si dhe një modele e njohur. Madje, ajo mori pjesë edhe në disa filma./Zëri/