Dardan Berisha vlerësohet kështu nga FIBA!
Dardan Berisha e ka marrë një lajm të shkëlqyeshëm nga FIBA, shkruan Zeri.info.
Në fakt, ylli kosovar është zgjedhur lojtari më i mirë i xhiros së dytë të fazës së dytë të grupeve në FIBA Europe Cup.
Basketbollisti i Z Mobile Prishtinës ka realizuar 17 pikë dhe gjashtë asistime, ndërsa fitoi 58% të votave të tifozëve, duke i lënë pas vetes katër basketbollistë rivalë të klubeve tjera.
Berisha është lojtari kryesor i gjigantit kosovar viteve të fundit. /Zëri/