Detaje të reja për eksplozivin e gjetur dje në Gazimestan

Mbi 28 kilogramë eksploziv janë gjetur dhe konfiskuar dje nga Policia e Kosovës në rrugën për në Gazimestan, dhe jo 15 kilogramë siç ishte raportuar të enjten.

Rasti është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Lajmin për “Zëri” e ka bërë të ditur prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha.

Hoxha i ka thënë “Zërit” se ende nuk është ndaluar ndonjë i dyshuar për këtë rast.

“Nuk janë 15 kilogramë, por janë mbi 28 kilogramë eksploziv. Policia janë në kërkim të të dyshuarve, për momentin nuk kemi të ndaluar. Jam në kontakt me prokurorin e rastit dhe janë duke punuar në identifikimin e kryesve”, u shpreh Syla. /ZERI