Kështu u mbyllën dy ndeshjet e sontme të Superligës!

Ponte Prizreni i ka dhënë fund serisë pozitive të Trepçës, të cilën e ka mposhtur sonte me rezultat 81:76 (17:23, 23:14, 17:17 e 24:22), në ndeshjen e vlefshme për xhiron ë 13-të të Superligës.

Kurse, në duelin tjetër Golden Eagle Ylli e mundi pa problem Lipjanin me rezultat 105:83 (23:20, 23:27, 32:14 e 27:22). /Zëri/