Theret me thikë një nxënës në Podujevë
Një nxënës para pak çastesh është therur me thikë në rrugën “Bedri Bajrami” në Podujevë përballë shkollës ekonomike “Isa Boletini”
Në pamjet e siguruara shihen ekipet e ndihmës së shpejtë dhe Policisë që kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë, pak ditë më parë një tjetër përleshje mes nxënësve ka ndodhur përballë kësaj shkolle, raporton Llapi.info