Prishtina sërish 'ngulfatet' nga ajri i ndotur
Cilësia e ajrit në vend po vazhdon të mbetët shqetësuese për qytetarët.
Sipas matjeve të fundit të orës 08:00 të Ambasadës amerikane, cilësia e ajrit në Prishtinë është e pashëndetshme dhe ka arritur në shkallën 153, shkruan “Zëri.info”.
Me uljen e temperaturave ndotja e ajrit në Kosovë ka shënuar rritje të madhe, duke e radhitur kështu Kosovën ndër vendet e para të botës për ndotjen e ajrit.
Ndryshe, gjatë mbrëmjes së djeshme ka reaguar edhe drejtori i Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike (IKSHPK), Naser Ramadani.
Ai përmes një statusi në llogarinë e tij në “Facebook” ka kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi e të mos hapin dritaret. /ZERI