Haradinaj uron Majlindën, Distrien dhe Norën për medaljet: Dhuratë madhështore

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka uruar dy xhudistët që morën medalje në garën ndërkombëtare Grand Prix në Tashkent, shkruan "Zëri.Info".

Haradinaj në "Facebook", ka thënë se këto tri medalje janë një dhuratë madhështore nga xhudistët tona, Majlinda, Distria dhe Nora.

"Tri medalje, dy të arta dhe një e argjendtë, për Republikën tonë, në garën ndërkombëtare Grand Prix në Tashkent të Uzbekistanit, janë dhurata madhështore që na e përgatitën sot xhudistet tona. Urime Majlinda, Distria e Nora", ka shkruar Haradinaj.