Veseli merr mbështetje për Kosovën edhe nga presidenti i Gjermanisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli , është takuar në Berlin me Presidentin e Gjermanisë,  Frank Walter Steinmeier, i cili ia ka rikonfirmuar mbështetjen e Republikës Federale Gjermane për Republikën e Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Kryeparlamentari Veseli dhe Presidenti gjerman diskutuan për zhvillimet në Kosovë dhe të ardhmen evropiane të vendit, ndërkaq presidenti gjerman shprehu mbështetjen e plotë të Berlinit zyrtar në të gjitha fushat.

LEXO EDHE: Përveç mbështetjes për liberalizimin e vizave, Veseli kërkon edhe këtë gjë nga Gjermania

Presidenti Steinmeier është mbështetës i fuqishëm i shtetit të Kosovës dhe në bisedë me kryeparlamentarin Veseli tha se i ndjekë me vëmendje të veçantë zhvillimet në Kosovë.

Kryeparlamentari kosovar Kadri Veseli e ka ftuar Presidentin e Gjermanisë për vizitë zyrtare në Kosovë, ndërsa ai e siguroi se së shpejti do ta vizitojë Republikën e Kosovës. /ZERI