Përveç mbështetjes për liberalizimin e vizave, Veseli kërkon edhe këtë gjë nga Gjermania

Aktuale October 17, 2018 - 17:55
Lajmet e fundit nga vendi

Kryeparlamentari Kadri Veseli pas marrjes së dritës jeshile nga Gjermania për mbështetjen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën ka deklaruar se Kosova është shumë me fat që ka një mik të tillë si Gjermania, raporton “Zëri.info”.

Veseli përveç marrjes së mbështetjes për liberalizimin e vizave për Kosovën nga Gjermania ka kërkuar që edhe njëra nga republikat gjermane të përfshihet drejtpërdrejtë në reformat juridike dhe ekonomike në Kosovë.

LEXO EDHE: Veseli merr mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave

“Kemi përkrahjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Gjermania është përkrahësja dhe financuesja më e madhe e Kosovës nga vendet e Bashkimit Evropian. Jemi me fat që kemi partnerë të tillë. Edhe në takimin me kryetarin e Bundestagut gjerman, një përkrahës i madh i lirisë së Kosovës, kërkova prezencë edhe më të madhe të Gjermanisë në Kosovë. Propozova idenë që një nga republikat gjermane të përfshihet drejtpërdrejt në reformat tona juridike dhe ekonomike”, ka shkruar Veseli në një postim në “Facebook”.

Gjermania ka qenë njëra ndër shtetet skeptike për heqjen e vizave për Kosovën. /ZËRI